Ganaj: 10 gjyqtarë me 40 mln euro
Shkëlqim Ganaj, kreu i Inspektoriatit të Kontrollit dhe Deklarimit të Pasurive deklaroi sot se janë dërguar në organin e akuzës plot 84 zyrtarë, por prokuroria nuk ka vepruar.
Në raportimin e bërë në Kuvend ti tha se mes këtyre 84 zyrtarëve 10 janë gjyqtarë dhe çuditërisht asnjëri nuk është shkarkuar. Këta gjyqtarë sipas Ganajt, rezultojnë me 40 milionë euro pasuri të pajustifikuara.
“Për gjyqtarët kemi kërkuar të merren masa administrative. Deri më tani asnjë gjyqtar nuk është shkarkuar. Për këto 10 raste kemi këmbëngulur, dhe s’kemi marrë përgjigje. Kemi reaguar që në 2014, arsyetimet janë skandaloze”,- tha Ganaj në Komisionin e Ligjeve, por pa përmendur emrat e gjyqtarëve.
Nuk është hera e parë që kreu i ILDKP-së akuzon Prokurorinë për mosveprim ndaj kallëzimeve, që ky institucion bën për zyrtarët e lartë në vend.
KOHA JONË SONDAZH

