”Gara” me një kandidat, PD: Mandati i Berishës shkon në referendum

Këtë të hënë selia blu informon se ka përfunduar faza e përgatitjeve për procesin e zgjedhjes së kryetarit të partisë të shtunën e 23 majit. Sekretari i çështjeve ligjore në PD, Ivi Kaso thotë se procesi do të zhvillohet sipas parimit “1 anëtar, 1 votë”. Ndër të tjera ai u bëri thirrje të gjithë demokratëve të votojnë në referendumin e së shtunës.

Deklarata e plotë 

Në emër të Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike, njoftoj se ka përfunduar faza e përgatitjeve për procesin e datës 23 Maj, ku demokratët me referendum do zgjedhin kryetarin e tyre, sipas parimit 1 anëtar 1 votë. Në të gjithë degët e Partisë Demokratike do të ngrihen qendrat e votimit ku, nga ora 08.00 deri në orën 18.00 demokratët janë të thirrur të votojnë masivisht, në këtë shprehje të demokracisë së drejtpërdrejte. Nëpër degët e mëdha, sipas kërkesave është përcaktuar se mund të ngrihet edhe më shumë se 1 qendër votimi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këtë të shtunë 77 degë të Partisë Demokratike në të gjithë Shqipërinë shprehen në referendum për kryetarin në një ushtrim të demokracisë. Partia Demokratike është krenare sepse, që nga ngritja e Komisionit të Rithemelimit, deri më 23 maj, ka zhvilluar 7 procese zgjedhore të hapura, të drejtpërdrejta dhe demokratike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Krejt e kundërta me parimin ‘një anëtar një votë’, ndodh në ‘partinë bunker’, ku prej më shumë se një dekade nuk bëhen zgjedhje dhe çdo emërim bëhet sipas parimit autokratik ‘një kryetar, një votë’. Edhe njëherë u bëj thirrje të gjithë demokratëve të ushtrojnë të drejtën e votës në referendumin e së shtunës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi sot: Edi Rama apo Sali Berisha?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Rama 5714 (42.9%)
Berisha 7602 (57.1%)

Vota totale: 13316