Gara për kryetar në Kukës ende pa emra. Rama, Berisha e Basha përballje më 24 shtator

Zgjedhjet e reja lokale në Kukës më 24 shtator pritet të vendosin përballë kandidatët e Ramës, Berishës dhe të Bashës. Nga kampi i Rithemelimit vijojnë të jenë të pavendosur pas përfaqësimit që po atën me 14 Maj me doktorin Admir Sinamati, emri dhe reputacioni i të cilit nuk mjaftuan ta nxirrnin fitues përballë Safet Gjicit.

E sigurt është se në kushtet kur demokratët e Berishës deklarohen shumicë, por pa logo e vulë zyrtare të Partisë Demokratike, përsëri në ndihmë vjen Ilir Meta, nën koalicionin me emrin e të cilit do të regjistrohet kandidati i Berishës për Kukësin.

As socialistët si fituesit e 14 Majit nuk kanë deklaruar një kandidaturë zyrtare. Në PS qarkullojnë disa emra me të cilët do të synohet harresa e imazhit që la Safet Gjici, kryebashkiaku që u arrestua për korrupsion pasiv, pas publikimit të një videoje intime në zyrën e tij.

SHKARKO APP