FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gara për Tiranën, Dashamir Shehi tregon dy kandidatët që janë favoritë

Deputeti Dashamir Shehi thotë se për Bashkinë e Tiranës dy janë kandidatë pretendent për të fituar, nga 6 të tillë.

I ftuar në emisionin ”Opinion”, Shehi thekson se pretendentët janë Erion Veliaj dhe Belind Këlliçi. Shehi ka vlerësuar edhe ambicien e kandidatëve të tjerë që janë regjistruar në zgjedhje për Bashkinë e Tiranës në 14 Maj.

”Tirana ka vend për të gjithë për të hyrë në garë. Janë krijuar dhe ca ide pse hyn ky. Duhet të dalin të gjithë në fushë, pastaj fusha tregon kush është më i zoti. Gjatë rrugës mund të bëhen edhe kompromise që ndonjë kandidat të jap dorëheqjen”, tha Shehi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?