Gara për Tiranën , PD zyrtarizon sot kandidatin, pritet dhe PS

 

Partia Demokratike pritet të zyrtarizojë sot kandidaturën për kryetar të bashkisë së Tiranës. Me shumë gjasa zyrtarizimi i kandidaturës do të bëhet dhe nga kampi socialist, por kjo  e fundit zyrtarisht ende nuk është konfirmuar.

Dy kandidaturat më të përfolura nga kampi rozë janë Erjon Veliaj dhe Blendi Klosi, ndërsa përballë duket se është e sigurt se do të jetë mjeku dhe deputeti i PD, Halim Kosova.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkaq të dyja partitë e mëdha kanë ende cështje të pambyllura me aleatët e tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

PD nuk ka gjetur akoma gjuhën e përbashkët me PD, ndërsa në kampin tjetër pritet që Rama në orën 16 00 të takojë aleatët për të firmosur marrëveshjen parazgjedhore. Ende nuk ka një marrëveshje me PDS e Milos dhe as me FRD e Bamir Topit. Me interes pritet qëndrimi i PBDNJ së Vangjel Dules, që ka njoftuar një konferencë për mediat në orën 9: 40, ku pritet të deklarohet qëndrimi që kjo forcë politike do të mbajë kur dihet se një ditë më parë PS vendosi të rikandidojë për Himarën, Gjergji Goron.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?