Gara të rrezikshme në “Bypass”-in Vlorë–Orikum, Policia gjobit dy “pilotët” nga Maqedonia e Veriut

Policia Rrugore e Vlorës ka reaguar pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale, ku shfaqeshin dy automjete duke kryer manovra të rrezikshme në aksin Vlorë–Orikum, në segmentin e njohur si “Bypass-i”. Pas verifikimeve, është konstatuar se drejtuesit e mjeteve kishin kryer një sërë shkeljesh serioze të Kodit Rrugor.

Sipas njoftimit zyrtar, automjetet kanë garuar me njëri-tjetrin, kanë kryer parakalime të rrezikshme në kthesa me fushëpamje të kufizuar dhe nuk kanë respektuar pozicionin në karrexhatë, duke vënë në rrezik jetën e përdoruesve të tjerë të rrugës.

Në përputhje me dispozitat e VKM nr. 153 dhe Kodit Rrugor, ndaj drejtuesve të automjeteve, shtetas nga Maqedonia e Veriut, është vendosur një masë administrative prej 62 000 lekësh për secilin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, duke telefonuar në numrin 112, dhe garanton një reagim të menjëhershëm dhe ligjor ndaj çdo shkelësi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?