Gardisti dyshohet si grabitësi i karburanteve në Tiranë
Policia e Tiranës arrestoi një person i cili dyshohet se grabiste karburantet
Personi i ndaluar është Geraldo Guçi dhe operacioni u kodua “Grabitësi”
Policia thotë se 21 vjeçari punote në Gardën e Republikës dhe dyshohet se është autor i 4 grabitjeve, e fundit grabitja e karburantit në rrugën “Isuf Elezi” Selitë. Brenda dy muajsh gardisti akuzohet se kreu vjedhjet.
“Pasi linte mjetin e tij në një distancë të konsiderueshme dhe kontrollonte me kujdes territorin, bënte goditjet në karburant. Shumën monetare të marrë në karburante dhe armën e zjarrit sëbashku me veshjen, i vendoste në brendësi të sediljes së mjetit të tij tip “Mercedes Benz”, për tju shmangur pikave të kontrollit”
Ja grabitjet sipas policise – Ky shtetas rezulton të jetë autorë i dyshuar i disa vjedhjeve me armë, të disa karburanteve në Tiranë dhe konkretisht:
- Më datë 16.10.2016, në rrugën “Isuf Elezi”, Selitë është vjedhur nëpërmjet kërcënimit të armës, një karburant, ku janë marrë 8.000 lekë dhe një aparat telefonik “iPhone”
- Më datë 12.10.2016, në rrugën “Isuf Elezi”, Selitë është vjedhur nëpërmjet kërrcënimit të armës, një karburant, ku janë marrë 15.000 lekë
- Më datë 09.10.2016, në rrugën “Teodor Keko”, është vjedhur nëpërmjet kërrcënimit të armës, një karburant, ku janë marrë 20.000 lekë.
- Më datë 03.09.2016, në rrugën “Muslym Shyri”, është vjedhur nëpërmjet kërrcënimit të armës, një karburant, ku janë marrë 40.000 lekë.
- Një aparat telefonik i tipit “iPhone 6”, i vjedhur më datë 16.10.2016, shtetasit H. S.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar: – Një automjet i tipit “Mercedes Benz”, TR8483P, në pronësi të shtetasit Geraldo Guci, ku në brendësi të saj u gjendën:
– Tre gëzhoja pistolete model 54.
– Dy fishekë automatiku model 56.
Dosja- Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale të “Vjedhja me armë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar nga Nenet 140 dhee 278/2 të Kodit Penal
KOHA JONË SONDAZH

