Garë me kuaj në Darëzezë. Video që tregon se si goditet me kamxhik kali i garës…
Sot, një video e publikuar në rrjetet sociale në një garë me kuaj në Darëzezë, tregon se si personi që duket në vend të dytë në garë godet me kamxhik kalin e tij.
Duke dashur të tregojnë garën e bukur në Darëzezë, pa dashje autorët e garës, kanë nxjerrë në pah edhe dhunimin që i bëjnë kafshës gjatë garës.
Drafti i Kodit të ri Penal parashikon burg deri në 3 vite për braktisjen apo keqtrajtimin e kafshëve. Kjo është një nga pikat e një kapitulli të posaçëm për mbrojtjen e kafshëve ku janë nenet që trajtojnë dëmtimin, braktisjen dhe moskontrollin e kafshëve, duke përcaktuar masa ndëshkuese që variojnë nga gjoba deri në burgim.
Neni 946 dënon me gjobë ose burgim deri në tre muaj çdokënd që promovon, organizon apo drejton ndeshje ndërmjet kafshëve që u shkaktojnë atyre vuajtje apo torturë.
Sakaq, neni 947 përcakton se kur veprat ndaj kafshëve kryhen me egërsi, mizori apo për qëllime fitimi, ndëshkimi rëndohet me 50%.
Dënimi shtohet me 50% edhe kur vepra kryhet gjatë një ngjarjeje publike ose shpërndahen pamje të saj nëpërmjet teknologjive të informacionit ose komunikimit.
Fatmirësisht, për personin që shikohet në vendin e dytë duke goditur me kamxhik akoma nuk është miratuar Kodi Penal, pasi do të vuante 3 vite burg!
KOHA JONË SONDAZH

