Garo: Nuk e hoqëm Patrikun nga puna si gazetar, por merrte rrogë veç për të komanduar Whatsapp-in

Drejtorja e Komunikimit të PD-së, Floriana Garo thotë se nuk kanë hequr asnjë njeri nga puna. Sipas saj, Patrik Sadikaj që punonte te zyra e shtypit, nuk është hequr nga puna por vetëm sa e kanë larguar nga grupi i Whatsapp, tha Garo në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV.

Pjesë nga biseda:

Ylli Rakipi: Pra zonja Garo ju jeni drejtore e Komunikimit në PD?

Floriana Garo: Po. Zyra e shtypit është funksionale. Po e bëjmë punën tonë edhe në kushte të vështira.

Ylli Rakipi: Thonë që ke hequr nga puna Patrikun.

Floriana Garo: Askush nuk është hequr nga puna. Askush nuk ka lëvizur. Nuk ka patur ndryshime të këtij lloji. Janë bërë disa ndryshime në grupin e mediave, që është grup privat. Është larguar nga administrator i grupit të ëhatsapp.

Ylli Rakipi: Pse Patriku e kontrollonte këtë Whatsappin?

Floriana Garo: Në media kam dalë shumë e egër. Thjesht pres ti gjejmë në punë, në seli, në zyrë, ata njerëz që kanë qenë të angazhuar.

Ylli Rakipi: Pra Patriku do të kthehet, por nuk komandon më Whatsappin?

Floriana Garo: Po.

Ylli Rakipi: Rrogë ka për të komanduar Whatsapp-in?

Floriana Garo: Do të habiteshe po ta dije…

SHKARKO APP