Garo: Qytetarët janë të etur për një qeveri që punon për ta, votoni 9 dhe Lulzim Bashën
Përmes një deklarate për shtyp zëdhënësja e fushatës së Partisë Demokratike, Floriana Garo u shpreh se shqiptarët janë të etur për ndryshim.
Nga selia blu, Garo kërkoi të votohet numri 9 i PD më 25 prill, ndërsa na ndajë vetëm pesë ditë nga zgjedhjet.
Deklarata e plotë:
Të dashur qytetarë të Shqipërisë,
Ne jemi më pak se 100 ore përpara ditës së zgjedhjeve. Të gjithë që kanë marrë pjesë ose që kanë ndjekur udhëtimin e Lulzim Bashës nga jugu në veri me siguri kanë përjetuar dëshiren e zjarrtë për ndryshim të qytetareve Shqiptare.
Dhjetëra e qindra mijëra mbështetes janë të etur për shpresë dhe për një qeveri që punon për ta.
Qytetare që duan që Shqipëria të bashkohet me vendet fqinje që po lulëzojnë. Qytetarë që i thonë mjaft me 8 viteve të Rames në vend-numëro.
Populli shqiptar do që Shqipëria të nisë një rrugëtim suksesi dhe prosperiteti.
Nëse gjithkush që dëshiron ndryshim del përpara dhe i jep zë Aleancës për Ndryshim- Rama do të humbë dhe Shqipëria do të korrë një fitore të thellë.
Me 25 Prill, votoni numrin 9 për Partine Demokratike me Lulzim Bashën dhe Aleancën për Ndryshim për ti ri-sjelle njerëzve shpresën.
Shqipëria fiton!