Gati për “Ditën e Verës”

Tashmë, Bashkia e Tiranës organizon mjaft aktivitete, që nga koncerte në qendër të Tiranës deri tek arkëtime për fëmijë.Nënkryetari Abaz Hado thotë se festa do të përqendrohet në qendër të Tiranës, në bulevardin Dëshmorët e Kombit, në sheshin Nënë Tereza, në parkun Rinia dhe në disa rrugë të ish-bllokut.  “Është një moment shumë i rëndësishëm e i bukur, kur fëmijët dhe banorët e Tiranës, por edhe gjithë Shqipërisë, do të festojnë në mënyrë fantastike.

Gjithë grupimet shoqërore do të jenë këtu, sepse ka gjëra të bukura që i japin Tiranës atë ditë që shënon kalimin nga njëra stinë tek tjetra.

Do të performojnë fëmijë e do ngrihen balona, pastaj festimet do vijojnë përgjatë gjithë bulevardit me performanca të ndryshme”, deklaron Hado.  Përveç festimeve te shumta, këtë vit Dita e Verës do të ketë edhe panairin e produkteve bio.

SHKARKO APP