Gati prishjet e godinave në krah të Teatrit Kombëtar

Foto ne krah te Teatrit Kombetar ku pretendohet te fillojne prishjet e godinave, ne qender te Tiranes

Nesër (të hënën), pritet që fadromat të prishin gjithë ato objekte që kanë zënë hapësirën në krah të teatrit kombëtar.

Lajmin e jep vetë këshilltari i kryeministrit Artan Shreli duke e shoqëruar edhe me një foto pikërisht nga vendi i ngjarjes në Tiranë”. “Këto dy ditë fillon prishja dhe pastrami i çmendurisë dhe budallallëkut që kishin zënë vend, prej vitesh të tëra, në mes të Tiranës”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë duket që jo vetëm godina e teatrit por edhe zona përreth do të kalojë në një proces të gjatë restaurimi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Qeveria ka ndërmarrë kohët e fundit një varg masash për lirimin e hapësirave publike, ndërkohë që shumë prej ministrive kanë marrë më shumë hapësira dhe gjelbërim. Përveçse, kanë ndryshuar edhe vendet se ku kanë qenë më parë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?