Gati reprezalja ndaj biznesit me pakicë, tatimet pritet të zbarkojnë në terren

Administrata tatimore ka nisur aksionin intensiv në terren që do të vijojë deri më 31 Dhjetor, për të siguruar zbatimin e ligjit nga bizneset, me fokus deklarimin real të xhiros dhe deklarimin e punonjësve.

Aksioni do të fokusohet më së shumti në qendrat e qyteteve dhe aty ku transaksionet janë më të mëdha, deklaroi Xhavit Curri, Zv.Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve.

Kjo iniciativë është marrë për shkak të rritjes së transaksioneve gjatë afrimit të festave të fundvitit ku dhe abuzimet shtohen, si dhe për shkak se është evidentuar rënie e xhiros së deklaruar nga bizneset.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kontrollet do të fokusohen në lëshimin e kuponit tatimor dhe në regjistrimin e punonjësve. Bizneset me pakicë kanë afërsisht ¼ e shitjeve thotë Curri, dhe qarkullimi i tyre kohët e fundit nuk ka shënuar rritjen që autoritetet presin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kontrolli do të përqendrohet në zonat ku ka një fluks më të madh biznesesh, në tregje, por edhe te sipërmarrjet në afërsi të akseve kombëtare. Administrata tatimore thotë se për çdo shkelje që do të konstatohet, masat ndëshkimore do të jenë nga gjobë e deri në mbyllje të biznesit. Vetëm për mos lëshim të kuponit tatimor gjoba arrin në 50 mijë Lekë.

Ligji në fuqi parashikon gjoba të rënda për bizneset që shkelin ligjin dhe nuk lëshojnë kupon tatimor si edhe për ata që kapen me punonjës të paregjistruar, duke filluar nga 50 mijë lekë.

/SCAN

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?