Gazeta greke analizon çështjen e Fredi Beleri: Eurodeputeti “penalizon” Demokracinë e re, i zvogëlon pushtetin në PPE

”Humbje e dimensioneve kombëtare të Demokracisë së Re në Partinë Popullore Europiane”, gazeta e djathtë “ESTIA” flet sot për një disfatë të konservatorëve greke, duke theksuar se mandati i ri parlamentar u inaugurua me ogur të keq.

”Fuqia e saj brenda këtyre institucioneve është zvogëluar dukshëm pas performancës së dobët elektorale në zgjedhjet e fundit evropiane. Dy fakte në dukje të palidhura e vërtetojnë këtë. ”Kryesia e PPE-së nuk e ka lejuar eurodeputetin e Demokracia e Re, Fredi Beleri, i burgosur në burgjet shqiptare, të marrë pjesë në procedurat e zgjedhjes së nënkryetarëve të PPE-së me votim elektronik! Sipas një versioni”.

Një variant tjetër pretendon se ai ka dërguar një email përfundimtar, i cili megjithatë nuk është llogaritur në rezultatin përfundimtar. Kjo është një disfatë e përmasave kombëtare, thekson gazeta, sidomos kur shoqërohet me informacione se në Bruksel, në radhët e udhëheqjes së PPE nën drejtimin e Manfred Weber, çështja Beleri konsiderohet tani për tani thjesht çështje e brendshme e Shqipërisë.

SHKARKO APP