Gazeta holandeze: Arben Frroku kundërshton ekstradimin në Shqipëri
Fama e Arben Frrokun ka bërë që një gazetë e përditshme holandeze, në një shkrim të sajën, me titullin “Shqipëria kërkon vrasësin e komisarit”, të nënvizojë se si Frroku, refuzon ekstradimin e tij.
Më tej Gazeta ”Telegraf”, bën me dije se: “Shqiptari është arrestuar në 9 maj në aeroport dhe duket se është një kryekriminel i arratisur. Ai u përfshi në vitin 2013 në likuidimin fizik të një shefi policie në Tiranë. Arben Frroku ka ndërmend ta kundërshtojë ekstradimin e tij.
Kriminelët e arratisur e kërkojnë Holandën për t’i shpëtuar ndëshkimit në vendin e tyre. Ata shpresojnë të jetojnë këtu në anonimitet dhe të vazhdojnë bëmat e tyre kriminale.
Më 24 shkurt 2013 në Tiranë, komisari i policisë Dritan Lamaj, 41 vjeç, u vra me kallashnikov në makinën e tij. Ai vdiq në spital nga plagët. Ekspertiza zbuloi gjurmët e biznesmenit Arben Frroku në vendin e ngjarjes.
Vrasja e shefit të policisë ishte e treta e një oficeri të lartë të policisë brenda tetë muajsh në Shqipërinë e rrënuar nga korrupsioni. Frroku, një anëtar kryesor i Partisë Kristiandemokrate, kishte precedent të mëparshëm kriminal.”

KOHA JONË SONDAZH

