Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 13 Nëntor 2026, 06:01 Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi Horoskopi i ditës sjell një Hënë në Bricjapi dhe një hënë në rritje: ditë për hapa të matur, punë të qetë dhe fjalë të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

”Gazeta Koha Jonë ndryshoi historinë”, kryeministri Rama: Kishte rol kyç në referendumin e 1994

Aktualitet E mërkurë, 13 Maj 2026 21:18
”Gazeta Koha Jonë ndryshoi historinë”, kryeministri Rama: Kishte rol kyç në referendumin e 1994
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në emisionin ”KOHA JONË-DEBAT”, kryeministri Edi Rama dhe Nikoll Lesi ndanë kujtime dhe reflektime mbi rolin e medias në vitet e vështira të tranzicionit shqiptar gjatë ditës së 35 vjetorit të themelimit të kësaj gazete legjendë, e cila është e para gazetë e lirë shqiptare. Ajo u themelua nga gazetari Nikoll Lesi. Në historinë e saj 35 vjeçare u tregua gjatës bisedës me kryeministrin disa ngjarje të veçanta nga jeta e kësaj gazete si përplasja me presidentin e kohës (1992-1997) Sali Berisha, ku u arrestuan kryeredaktori dhe zv/kryeredaktori, ku u hodh me tritol në erë shtëpia e botuesit Lesi, dhe ku me 3 mars 1997 u dogj redaksia e gazetës KOHA JONE nga pushteti i kohës. Por edhe përplasjet me kryeministrin e PS, Fatos Nano gjatë viteve 2003-2005, kur kryeministri kërkoi me prokurorinë imunitetin e deputetit botues, Nikoll Lesi për ta arrestuar se gazeta KOHA JONE kishte shkruar kundër Fatos Nanos e familjes së tij për korrupsion. Një pjesë e bisedës me kryeministrin e sotëm, Rama iu kushtua kësaj përplasje të madhe mes Nikoll Lesit dhe kryeministrit socialist.

Gjatë bisedës, Rama theksoi ndikimin që kishte gazeta “Koha Jonë” në informimin e qytetarëve në vitet 1992-2005, duke u ndalur veçanërisht te referendumi i vitit 1994.

“Po e ke menduar ndonjëherë se si do të ishte rrjedha e ngjarjeve po të mos ishte ‘Koha Jonë’? Të ishte vetëm TVSH-ja, RD-ja, ‘Albania’ dhe ‘Sporti Popullor’? Si do ta përjetonin njerëzit realitetin që ishte e kundërta e asaj që thoshte TVSH-ja?”, u shpreh Rama. Sipas kryeministrit, “Koha Jonë” kishte një rol kyç në pasqyrimin e realitetit dhe krijimin e një alternative informative për qytetarët në një periudhë kur mediat ishin të kufizuara dhe të kontrolluara nga pushteti.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Pjesë nga biseda

Kryeministri Edi Rama: Po e ke menduar ndonjëherë për shembull që si do ishte rrjedha e ngjarjeve po mos ishte gazeta Koha jonë? Të ishte vetëm TVSH-ja, RD-ja, “Albania” edhe “Sporti popullor”. Si do ishte rrjedha e ngjarjeve? Si do të ishte Shqipëria sot?

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Nikollë Lesi: Sipas avokat Ngjelës po të mos ishte gazeta Koha Jone ndër vitet 1992-1997, Berisha do ta kishte kthyer Shqipërinë në mbreteri dhe nuk PS asnjëherë nuk do të vinte në pushtet. As media të lira nuk do të kishte. Ishte KOHA JONE që i doli përballë regjimit të Berishës së I-rë. Por e pësoi se e dogji pushteti me 3 mars 1997, duke e shkatërruar pothuaj krejtësisht, ndonëse u ngrit prapë nga hiri.

Mund t'ju interesojë

Moti sot: Stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër

Moti sot: Stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër

Para 1 ore
Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet...

Para 8 orësh
Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

Para 8 orësh

Kryeministri Edi Rama: Unë mendoj për shembull që tek referendumi i vitit 1994 gazeta Koha Jonë ka patur rol kyc. Kishte një TVSH presidencial që nuk jepte fare informacion për opozitën ose kulmi i arritjes për PS-në atëherë ishte kur i nxirrnin ndonjëherë Namikun ose Servetin, ndjesë pastë, pa zë dhe thonin se foli dhe ky se ndërkohë gjithë pjesa tjetër ishte lemeri. Domethënë si do ta përjetonin njerëzit realitetin që ishte e kundërta e asaj që thoshte TVSH-ja po mos ishte Koha Jonë. Ma thuaj!

Nikoll Lesi: Ta thashë pra, mbreteri e Saliut dhe PS-ja nuk vinte kurrë në pushtet. Nuk do të kishte liri fjale dhe media të lira.

Etiketat e lidhura

edi ramaKoha Jonë Debatnikoll lesi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi
Para 1 ore

Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi

Moti sot: Stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër
Para 1 ore

Moti sot: Stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 8 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare
Para 8 orësh

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

Më të lexuarat

1 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 8 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

2 Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?
Para 13 orësh

Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?

3 Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare
Para 8 orësh

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

4 Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin
Para 16 orësh

Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.