“Gazetarë të poshtër”, “T’i djegim shqiptarët”

“Vorio Epiri është Greqi”, “Zjarr kundër shqiptarëve”, “T’i djegim shqiptarët” etj..

Kanë qenë këto disa nga thirrjet me nota antishqiptare, mes të cilave po përcillet për në banesën e fundit Kostandinos Kaçifa në fshatin Bularat në Gjirokastër.

Qindra shtetas grekë kanë mbërritur prej mëngjesit të sotëm në Bularat, ku kanë marrë pjesë në ceremoninë mortore të 35-vjeçarit, i cili u vra 11 ditë më parë nga forcat RENEA.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ata kanë shpalosur edhe një flamur të madh grek ku ishte shkruar se “Vorio Epiri dhe Maqedonia janë Greqi”. Nuk kanë munguar as fyerjet ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë si “Greqi, Greqi ti na drejton ne”,  “Gazetarë të poshtër, zjarr kundër qenve shqiptarë” “Gjaku na thërret të djegim shqiptarin”,  “Vrasës politikanë, politikanë vrasës”, “Kostandin ti jeton, ti na drejton” etj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Po ashtu, ekstremistë e kanë mbajtur të hapur arkivolin ku ndodhej trupi i 35 vjeçarit dhe kanë parakaluar në fshatin Bularat të Gjirokastrës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?