Gazetarët kujtojnë punën me profesor Fatos Baxhakun
Gazetaria shqiptare në zi. Ndërron jetë gazetari dhe publicisti Fatos Baxhaku, një prej emrave të shquar të gazetarisë postkomuniste në Shqipëri. Zemra e tij pushoi së rrahuri pasditen e të premtes duke e humbur betejën me një sëmundje të rëndë nga e cila vuante prej disa kohësh.
Gazetarë dhe miq të Fatos Baxhakut kanë shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Fatos Baxhakut. Në rrjetet sociale, ata kanë kujtuar momentet më të bukura të punës së tyre me gazetarin dhe publicistin, i cili u nda sot nga jeta.
Unioni i Gazetarëve të Shqipërisë shkruan se ndarja nga jeta parakohshme e Fatos Baxhakut, është një humbje e madhe dhe e pazëvendësueshme.
Disa nga reagimet e gazetarëve