Gazetari Artan Hoxha: Ja ku ndodhet porositësi i atentatit ndaj Doshit

Durim Bami kishte marrë porosinë për të vrarë Tom Doshin, ndërsa porositësi është larguar jashtë Shqipërisë, për në Gjermani.

Gazetari Artan Hoxha, i njohur për miqësinë me deputetin Tom Doshi, ka dhënë detaje të reja në lidhje me atentatin që po përgatitej për dy deputetët.

Sipas Hoxhës, “Durim Bami pasi kishte marrë porosinë, ka ndërruar mendje dhe ishte paraqitur tek objektivi i tij, Tom Doshi”.

Por për Hoxhës, “në këtë histori është edhe një person tjetër. Porositësi”.

“Ky person i ka shkuar Durim Bamit dhe i ka thënë që dua të më marrësh përsipër këtë vrasje kundrejt shumës prej 500 mijë eurosh për Tom Doshit dhe 100 mijë euro për Mëhill Fufin.

Ky person i është paraqitur në emër të një autoriteti më të lartë.

Ky person është larguar nga Shqipëria pasi ka pasur dekonspirim të këtij plani.

Porositësi ka një biznes në zonën e ish-bllokut, një biznes shërbimi.

Personi që ka bërë porosinë është larguar nga Shqipëria në drejtim të Gjermanisë që në momentin që Durim Bami është paraqitur tek organet e drejtësisë.

Ky hetim nuk ka nisur pasi emrat e përmendur në këtë histori kanë qenë shumë të rëndësishëm dhe prokuroria jonë është treguar gjithmonë e paaftë për të bërë hetime të mëdha”, tha gazetari Artan Hoxha gjatë emisionit “Studio e Hapur”, e drejtuar nga Eni Vasili në News24.

SHKARKO APP