Gazetari Artan Hoxha: Kur po i mbyllet goja Tom Doshit, askush nuk flet më

“Skenari është tipik i ngjashëm me skenarin e vrasjes së bankierit  Artan Santo. Kjo është si ngjarja ku mbeti i vrarë kryeministri serb, Xhinxhiç. Nuk është një betejë e thjeshtë për dekriminalizimin”.

Është gazetari Artan Hoxha, i njohur si mik i deputetit, Tom Doshi, i cili duke folur për këtë çështje tha se kjo “nuk mund të shitet për dekriminalizim akuza për kallëzim të rremë”.

“Kjo është një përpjekje për ta mbyllur këtë çështje dhe për të bërë shembull njerëzit. Kur i mbyllet goja Tom Doshit, nuk e bën më askush këtë”, tha Hoxha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për gazetarin e njohur, prokuroria duhet të sqarojë disa ngjarje që të arrijë në këtë përfundim, se është kallëzim i rremë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Kush e vendosi motorrin më bombë në datën 21 qershor 2014 tek kryesia e Kuvendit? Kush i bëri atentat Fatjon Skënderit në datën 1 shtator 2014? A kanë lidhje këto ngjarje me vrasjen e bankierit Artan Santo?”, pyet Hoxha.

Ai në fund sqaron se, “nuk ka asnjë kallëzim të rremë sepse prokuroria ka nisur hetimi kryesisht dhe askush nuk ka bërë kallëzime”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?