Gazetari Artan Hoxha publikon videon e ekzekutimit të Guxim Gjyqiriçit

Artan Hoxha publikoi sot video nga largimi i atentatorëve të Guxim Gjyriçit në Tropojë duke theksuar se i frikësohet një rifillimi të vrasjeve në këtë qytet.

Hoxha tha se dyshohet se pas vrasjes fshihet një ish-pjestar i forcave speciale të Shqipërisë.

Artan Hoxha publikon video nga eliminimi i Guxim Gjyricit ne Tropoje| ABC News Albania

“Dyshohet se është një pjestar i forcave speciale dhe po verifikohet vendi ku ai ishte në momentin e ngjarjes

Swiss Digital Desktop Reklama

Dyshimet janë edhe për një personazh shumë të fuqishëm i botës së krimit në zonë. Nuk është përjashtuar edhe një kombinacion i këtij grupi përsonash të jenë bërë bashke për të goditur. Kjo gjë ka ndodhur edhe kur u sulmuan Haklajt dhe aty kishte disa grupe që u bashkuan kundër tyre”, tha Hoxha.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shumë qytetarë të Tropojës kanë mbetur të tronditur nga efekti i kësaj ngjarje e cila ka tronditur opinionin. Policia atje ka nje prezence minimale, nuk arrinin dot të ndalonin vrasjet.
Ajo që del nga ngjarja e fundit dhe që është pjesë e hetimit është arma e përdorur.

Goditja mbas shpine që i është bërë vitkimës, fakti që në skemën e krimit ka pasur vrasës profesionistë është pamundur që të mos kenë pasur mbështetje, ka ndihmës, dhe persona që e njohin mirë qytetin. Mund të jetë më orgjinë apo të ketë banuar aty.

Kjo ngjarje do të ketë vijim do të kemi informacione të tjera që nuk u publikuan sot. Qëllimi është që të parandalohen ngjarjet e tjera. Një dekadë e gjysëm ai vend u kthye i pabanueshëm. Sot jemi 11 ditë mbas një ngjarjes e cila rrezikon të kthejë një situatë e cila nuk do ta dëshironte askush“, theksoi ndër të tjera gazetari.

Hoxha bëri edhe një lidhje mes vrasjes së Shkëlqim Haklajt më 5 janar të vitit 1998 dhe asaj të Guxim Gjyriçit në natën e 5 janarit të vitit 2020.

“Vrasja e Shkëlqim Haklajt nuk është hetuar kurrë ishtë Presidenti Berisha shprehej se e donte të gjallë a vdekur sepse ko pengonte mitingun”, vijoi gazetari.

EKSKLUZIVE/ Momenti kur makinat largohen sapo kane qelluar mbi Guxim Gjyricin

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?