Gazetari Enrik Mehmeti: Intervista ime e parë ka qenë me një vrasës direkt pas krimit
Gazetaria e terrenit është e vështirë dhe e rrezikshme. Por kur bëhet me pasion, vështirësitë dhe pengesat harrohen shpejt.
Enrik Mehmeti, gazetari i ”News 24”, nga Vlora tregon në emisionin “Ora Verore”eksperiencën e tij me intervistën e parë që ka bërë si gazetar.
”Intervistën time të parë si gazetar e kam bërë me një vrasës. Ka qenë ekskluzive. Ishe një djalë që kishte vrarë të afërmin e tij, sepse me lekët që i kishte marrë kishe blerë makinë, që të shkonte në mbrëmjen e maturës. Unë i kam marrë intervistë brenda në makinë, në momentin që sapo e kishte shoqëruar policia. Ajo intervistë bëri bujë”.
KOHA JONË SONDAZH

