Gazetari flet për sondazhin që nxjerr fituese opozitën me më shumë se 76 mandate, ja si reagon Spiropali

Një sondazh i kryer, që sipas gazetarit Bledian Koka nxjerr fituese opozitën më 25 prill, ka sjellë edhe reagimin e ministres për parlamentin Elisa Spiropali. Të ftuar të dy në “Politik On” nga Alfred Lela në RTV Ora, Koka dhe Spiropali kanë debatuar me njëri-tjetrin. Sipas gazetarit, sondazhi e nxjerr opozitën fituese me mbi 76 mandate, ndërsa Spiropali reagoi duke i cilësuar këto ëndrra.

Pjesë nga debati në studio:

Bledian Koka: Sondazhi që e nxjerr Ramën të pëlqyer si kryeministër, çuditërisht, por nga ana tjetër, sipas informacioneve që kemi unë dhe ti, koalicionin PD-LSI dhe të gjithë aleatët e tjerë i nxjerr fitues me mbi 76 mandate. Por zoti Rama, mesa duket nuk është i interesuar të bëhet kryeministër pas 25 prillit, por do të ruajë pushtetin. Dhe këtë e bën si hap të parë që nuk e ka këtë vokacion për të qenë medoemos kryeministër…

Swiss Digital Desktop Reklama

Elisa Spiropali: Nuk na e dhatë referencën për këtë sondazh që e ka nxjerrë kryeministrin të pëlqyer, por të pavotuar…

Swiss Digital Mobile Reklama

Elisa Spiropali Përsa kohë ti vendos të bësh sikur nuk e di, po e pranojmë që ti nuk e di. Por ne e dime që ti e di dhe po e bëjmë sikur ti e di.

Elisa Spiropali: Kam vënë re që ju doni të dini gjëra që nuk ekzistojnë. Por, pse nuk ia lini rehat gjumin dhe ëndrrat atyre. Pse futeni dhe ju në botën e ëndrrave të tyre? Ju duhet ti thoni atyre shihni realitetin në sy.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?