Gazetari hedh dritë mbi vrasjet, ja çfarë shkroi mësuesi amerikan në letrën e lamtumirës: Vuante nga…

Gazetari Igli Çelmeta ka zbuluar detaje mbi vrasjen e kryer nga një amerikani Mathew James Werts, i cili vrau bashkëshorten, dy qentë dhe më pas veten. Ngjarja ka ndodhur në Tiranë. 55-vjeçari kishte dokumentuar me detaje të gjitha veprimet që kishte kryer, përfshirë vrasjen e bashkëshortes dhe të dy qenve të tij.

Ai kishte përshkruar gjithashtu planin e vetëvrasjes në një letër që u gjet pas krimeve. Një detaj tjetër i tronditshëm është se ai kishte vrarë qentë me një shkop bejsbolli dhe kishte mbytur bashkëshorten, duke e mbuluar trupin e saj me disa rroba dhe trupat e qenve.

Në një letër ai shprehte zhgënjimin për jetën e tij dhe i drejtohej prindërve, duke u thënë se kishte borxhe të mëdha dhe kishte lënë paratë e qirasë për pronarin e banesës. Dyshohet se 55-vjeçari vuante nga skizofrenia dhe kishte probleme me alkoolin, megjithëse në ambientet e punës kishte dhënë shenja normale.

SHKARKO APP