Gazetari Hoxha jep deklaratën bombë: Në Shkodër një grup i strukturuar merr minimalisht 3 mijë vota

Gazetari Artan Hoxha, bën deklaratën bombë se në qytetin e Shkodrës një grup i strukturuar kriminal ka parti politike të veten, merr minimalisht 3 mijë vota dhe ka përfaqësim në Bashki.

”Në Shkodër një grup i strukturuar ka parti politike të veten. Ka parti politike të regjistruar në emrin e vet dhe merr votën. Ka përfaqësi në Bashki.

Partia e Mendimit të Djathtë Liberal, rivali i Bajrave. Ka qenë në aleancë me Ramën kur ishte në opozitë, sot është në aleancë me opozitën. Minimalisht merr 3 mijë vota.

Në 2018 i kam bërë intervistë Safet Bajrajt, në korrik. Problemi në Shqipëri nuk është shteti, por kundërshtari. Problemi është kundërshtari, nëse e ke të fortë duhet të ruhesh”,-tha në ”MCN TV”.

SHKARKO APP