Gazetari i njohur, Këlliçi: Armand Duka nuk duhej të kandidonte më, zgjedhjet duhet të kenë transparencë

Zgjedhjet në Federatën Shqiptare të Futbollit janë tema kryesore e këtyre javëve në vendin tonë, ku në garë janë tre kandidatë Armand Duka, Dritan Shakohoxha, dhe Sulejman Starova. Një proçes zgjedhor që është shoqëruar me mjaft akuza dhe manipulime nga ana e FSHF-së në Shoqatat Rajonale, ku vetëm pak ditë më parë përmes një vendimi Gjykata e Tiranës vendosi që të rrëzojë manipulimet e kryera në kryeqytet.

Gazetari dhe shkrimtarii njohur sportiv Skifter Këlliçi, edhe pse ka rreth 23 vite që jeton në Amerikë, ai është një prezent me analizat e tij në shtypin shqiptar si dhe ndjekës me çfarë ndodh në aktualitetin e futbollit shqiptar.

Këllçi shprehet se pas 20-vitesh Armand Duka nuk duhej të kandidontë më për president të FSHF-së, ndërsa thekson se proçesi zgjedhor duhet që të shoqërohet me transparencë.

Pas 20- viteve në krye të FSHF-së Armand Duka kërkon edhe një mandate tjetër, mendoni se duhet rikonfirmuar sërish?

Jo. Mendoj se Armand Duka nuk duhej të kandidonte përsëri te që zgjidhej president i FSHF-së. 20 vjet në krye të saj janë shumë. Nuk mund të mohohet që gjatë kësaj periudhe ai personalisht dhe baskëpunëtorët e tij kanë dhënë ndihmesë të dukshme në ecurinëe këtij institucioni për përhapjen, ngritjen dhe zhvillimin e futbollit shqiptar, por nga sa diskutohet në faqet e shtypit dhe organizmave të tjera, në këtëë institucion janë vërejtur dhe mangësi të mëdha.

Sukseset të Federatës dhe futbollit tonë janë padyshim arritjet e përfaqësueses sonë që, për herë të parë, mundi të konkuronte në fazën finale të Euro’16-ës, ku në grupin ku bënte pjesë, la pas Rumaninë, dhe zuri vendin e tretë në kualifikueset e Botërorit 2022, duke mposhtur dy herë Hungarinë, trashigimtare e nënkamiones së botës më Botërorin Zvicër 1954, ku luanin yje të tillë, si Pushkash, Cibor, Hidegkuti, Groshic. Madje duke e mundur dy herë në Budapest dhe Tiranë.

Duhet thënë se vërtet gjatë periudhës 20-vjeçare që Armand Duka qëndron në krye të këtij instiucioni, janë arritur edhe suksese të tjera si rikonstuksioni i disa stadiumeve, ngritja e stadiunmit “Air Albania”, i mbiquajtur nga specialistë të huaj një “Uembli” i vogël, dhe stadiumeve të tjera që po ngrihen, në veçanti stadiumi i Kukësit dhe i Partizanit, prapëse prapë, sidomos gjatë këtyre viteve të fundit, në mbarëvajten e kësaj federate janë vërtetuar të meta të mëdha, të pasqyruara edhe në shtypin e përditshëm, të cilat më duket e tepërt t’i përsëris..

Si i shihni zgjedhjet dhe procesin e tyre në një kohë që shumë personalitete të sportit kanë hedhur kritika për mungesë transparence dhe ndryshim delegatësh?

Jetoj prej 23 vitesh në Amerikë dhe, sado që e ndjek sportin dhe veçanërisht futbollin nëpërmjet mediaveve të shkruara dhe televizive, nuk mund të flas konkretisht. Por është fakt që më bën të pohoj se në procesin e zgjedhjeve të organeve të FSHF-së, vërejtjet e mësipërme janë tërësisht me vend. Eshtë më se e domosdoshme që ndryshe nga herët e kaluara, në zgjedhjet e këtij viti të ketë regullësi dhe transparencë dhe në krye të FSHF-së të vihen njerëz që dalin nga zgjedhje të ndershme. A mund të jetë përsëri Armand Duka pas tyre president? Nuk përjashtohet…

Çfarë i duhet futbollit shqiptar që të përmirësohet?

Siç e përmenda dhe më sipër, futbolli ynë në rang ndërkombëtar ka arritur suksese, ku rol vendimtar kanë luajtur futbollistë shqiptarë që kanë luajtur dhe luajnë në skuadra të huaja, por ende ndodhet disi larg mundësive për t’u paraqitur edhe më mirë.

Sot edhe vende të vogla si Qipro, Luksemburgu dhe Islanda kanë dëshmuar rritje në arenën ndërkombëtare, veçanërisht Islanda, e cila konkuroi me sukses të paparashikuar në Euro’ 2016-ën, la prapa në grup Hungarinë dhe Austrinë dhe së bashku me Portogalinë, (që do të bëhej mbretëreshë e këtij evropiani), arriti në 1/8 e finaleve, ku mënjanoi bujshëm Anglinë në 1/8-at e saj dhe në 1/4 u mposht nga Franca 2-0. Dhe të mendosh se ky vend ka popullsi prej më pak 340 mijë banorësh dhe klimë thuajse polare.

Që të kuptojmë dhe më mirë se vendet e vogla, madje “mikroskopike”, siç emërtohen, kanë ngritje të dukshme në futboll, mjafton të përmend faktin se përfaqësuesja jonë në veprimtari zyrtare ka pasur vështirësi të përballet me disa prej tyre, jo vetëm me Luksemburgun, por edhe me Lihtenshtajnin, Andorën dhe San Marinon, që kanë popullsi përkatësisht rreth 40 mijë, 77 mijë, dhe rreth 35 mijë banorë….

A ekziston fenomeni i trukimit dhe i shitjes së ndeshjeve në kampionatin shqiptar?

Përderi sa shkruhet dhe flitet edhe në mediat televizive për këtë dukuri shumë të dëshme, me keqardhje jam i detyruar të pohoj se ajo është një fakt i vërtetë, që të krijon zhgënjim të plotë te sportdashësit tanë dhe në opinionin sportiv ndërkombëtar.

Për çfarë ka nëvojë më shumë futbolli shqiptar që të ngrihet në nivelet e duhura?

Veç kësaj, kishte dhe trajnerë me shumë përvojë edhe në nivelin botëror. Nga sa lexoj, edhe në Shqipëri janë ngritur fusha futbolli, por duhen dhe më shumë. Duhen natyrisht edhe trajnerë më të kualifikuar, sidomos për moshat e vogla. Edhe niveli ekonomik i Shqipërisë, ndër më të varfërat në Evropë, ndikon negativisht në ngritjen e cilësisë së futbollit.

Fëmijë të talentuar ka dhe në qytete të vogla, madje edhe në fshatra…por prindërit mendojnë së pari t’i kenë krahë pune, se sa këmbë për të luajtur futboll.

Me të drejtë dikush mund të bëjëëpyetjen se edhe Brazili është vend i varfër dhe ka futbollin më të zhvilluar në botë, se nivel të lartë në këtë sport kanë edhe disa vende afrikane që janë bërë “hambar ” i futbollit evropian. Por të mos harrojmë se vendet e mësipërme kanë popullsi shumëmilonëshe dhe nga sasia del edhe cilësia.

/Gazeta Sport/

SHKARKO APP