Gazetari i nxjerr videon Ramës: Ja si piromani “yt” më 21 janar i vuri zjarrin murit të Kryeministrisë

Gazetari i televizionit “News 24”, Erjon Skëndaj nuk i ka kapërdirë deklaratat e kryeministrit Edi Rama jo vetëm në konferencën për shtyp të së dielës, ku i kërkoi prova për dhunën që ushtruan protestuesit e Partisë Socialiste në protestën e 21 janarit të 8 viteve më parë, por edhe në konferencën e sotme për shtyp.

Reagimi i gazetarit Erjon Skëndaj

Miqtë e mi! Po publikoj një copëz video të shkëputur nga protesta e 21 janarit 2011, për ti sjellë në kujtesë Kryeministrit se e ka gabim kur thotë se shishe me benzinë nuk janë përdorur në këtë protestë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pamjet flasin vetë dhe nuk i përkasin automjeteve që digjen para Piramidës, diku larg siç thotë Kryeministri, por pikërisht zjarrit të shkaktuar nga shishet me benzinë në murin rrethues të Kryeministrisë, krahu i Piramidës. Madje, kamera ka fokusuar edhe piromanin që ka një çantë të kuqe në kurriz. E kisha detyrim moral për të bërë këtë sqarim publik pas pyetjes që i bëra shefit të Qeverisë dy ditë më parë dhe bashkë me sqarimin të sillja dhe provën se nuk jam gazetar që flas në ajër dhe them gjëra të paqena, siç është përpjekur sot të më quajë Kryeministri.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo video është vetëm një fragment i materialeve filmike që News 24 ka transmetuar nga protesta e 21 janarit, që të gjithë e dinë si përfundoi, me gjak e dhunë. Pra nuk është hapur arkiva e kasetave.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?