Gazetari maqedonas për Gruevskin: Është ndihmuar nga…

Gazetari Zekirja Mexhiti në një lidhje telefonike me Report Tv ka dhënë informacion lidhur me arratisjen e ish-kryeministrit Nikola Gruevski në Hungari, ku sot u bë publik fakti se ai ka dalë nga territori shqiptar në datën 11 nëntor.

Gazetari ka thënë se për Gruevskin autoritetet maqedonase kanë përgatitur një dokumentacion prej 400 faqesh. Gjithashtu, Mexhiti ka thënë se dyshohet se ish-kryeministri është ndihmuar nga të tjerë persona për t’u arratisur.

”Mediet maqedonase mendojnë se arratisja është bërë nga kufiri me Serbinë. Autoritetet kanë përgatitur dokumentacionin prej 400 faqesh. Informacioni tjetër është se dyshohet se ish-kryeministri është ndihmuar nga të tjerë persona për t’u arratisur. Në Maqedoni ende nuk ka një version zyrtar lidhur me pikën e fundit kufitare se ku ka kaluar Gruevski. Është dënuar nga gjykata, besohet se autoritetet hungareze do i respektojnë procedurat”,-tha gazetari.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?