Gazetari nxjerr fotot nga grabitja në SHBA: 3 helikopterë monitoruan zonën
Gazetari Flamur Vezaj ka treguar se si ka ndodhur një vjedhje banke në Boston të SHBA-së. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, aty ku jeton edhe aktualisht gazetari.
Vezaj shprehet se pasi ka grabitur bankën, autori në rrugë me çantë në dorë është goditur nga një kalimtar dhe i ka rënë çanta. Menjëherë sipas tij, është mobilizuar edhe policia dhe 3 helikopterë kanë monitoruar zonën.
Gazetari Vezaj ka treguar sesi në pak minuta është zbardhur ngjarja. Ai është shprehur duke dashur të krahasojë atë që ndodhi ditën e djeshme në Boston me ngjarjen e 9 prillit në Rinas ku u grabitën miliona euro dhe ende çështja nuk është zbardhur.
KOHA JONË SONDAZH

