FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gazetari Sadikaj: Protestat e Berishës çojnë ujin tek mulliri i Ramës

A rrëzohet qeveria ”Rama 3” me protesta? Gazetari Patrik Sadikaj, tha në një intervistë për ”Euronews Albania”, se protestat apo dhuna nuk janë rruga e duhur për të rrëzuar qeverinë Rama.

Për të mënyra e vetme për ta rrëzuar Ramën është bashkimi i elementëve të rëndësishëm në një alternativ të re që t’i vihet përballë atij.

“Me protestat i çuan ujë në mullirin e Edi Ramës sepse në këtë situatë, çdo lloj proteste, një prej të cilave edhe në një ditë të rëndësishme, çdo lloj veprimi, Rama është i fuqishëm mediatikisht për t’i quajtur antievropianë. Mendoj se Ramën s’e mund as protesta, as dhuna, as revolucioni, vetëm nëse bashkohen disa elementë të rëndësishëm, të rinj apo të vjetër që të prodhojnë një alternativë të re”, tha gazetari.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?