Gazetari zbulon se çfarë po ndodh në spitalin Covid 3

Rrijta alarmante e rasteve me koronavirus në vendin tone, detyroi Ministrinë e Shëndetësisë të hapte ‘spitalin COVID3’.

Megjithëse në njoftimin e ministrisë se në këtë spital do të trajtoheshin të sëmurët në gjendje të lehtë shëndetësore, gazetari Erjon Skëndaj raporton një detaj krejt të kundërtën.

Gazetari Skëndaj tha se tashmë në ‘spitalin COVID3’ janë të shtruar 30 persona, 2 prej të cilëve të intubuar.

Ndërkohë, gjendja në spitalin Infektiv është e rënduar për shkak të fluksit të madh të urgjencave.

Sipas Skëndajt përgjatë paradites, deri në orën 15:00 ka pasur 15 urgjenca, ndërsa pas kësaj ore numri në total i tyre ka shkuar në 25.

SHKARKO APP