Në Open në Top Channel gazetarja Anila Hoxha tha se përplasjet në Durrës janë të shumta dhe tashmë të hapura. Arian Ndoja ka marrë titullin e magjistratit dhe gjatë karrierës së tij ka shërbyer në organin e akuzës në Durrës. Ndoja ka marrë edhe titullin e medaljes së artë- tha gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.
Ky nuk është atentati i parë. Në Durrës përplasjet janë të shumta dhe tashmë kanë dalë hapur- vijoi gazetarja Hoxha.
Grupet kriminale, siç ka ndodhur në rastin e fundit veprojnë në mënyrë të sofistikuar dhe nuk e kanë problem nëse do të dëmtonin dhe qytetarë të cilët kalojnë aty- tha përsëri Anila Hoxha.
Gazetarja Anila Hoxha foli për atentatin në Shkozet. Hoxha tha se akoma nuk dihet sekush ishte objektivi i atentati. Edhe pse grupi hetimor po kryen hetimet nga informacionet, akoma nuk dihet se kush ishte objektivi i atentatit të Shkozetit- tha Anila Hoxha.
Përplasjet janë të shumta dhe zhvillohet krejt hapur në Durrës. Duke parë mënyrën se si është zhvilluar atentati është një vrasje e mbetur në tentativë. Pra atentatorët kanë dështuar- tha Anila Hoxha. Kjo nuk ishte një mesazh?- e pyeti Eni Vasili. Jo, po të shikojmë mënyrën se si është bërë atentati nuk ishte një mesazh- tha AnilaHoxha.
Hoxha është shprehur se ka takuar në spital prokurorin Arjan Ndoja dhe ka zbuluar bisedën me të. Hoxha është shprehur se Ndoja ishte i rrethuar nga të afërm dhe familjarë të tij në spital. Sa i përket bisedës me të Hoxha shprehet se prokurori i ka thënë se ka ndodhur çdo gjë befasisht dhe se nuk kishin dëgjuar as zhurmët e armëve, aq shpejt kishte ndodhur.
