Gazetarja e pyet për investimet/ Zv. ministri i Arsimit: Hap google maps dhe shiko
Teksa po diskutonte mbi programin e Partisë Socialiste, zv. ministi i Arsimit, Olti Rrumbullaku, u zu ngushtë nga gazetarja e Ora News, Matilda Micini. Kur biseda u orientua tek bujqësia, gazetarja nxori në pah shqetësimin e fermerëve gjatë periudhës së pandemisë, të cilët ankoheshin për mungesën e një tregu.
Ndërkohë nga krahu tjetër Rrumbullaku tha se bujqësia është një nga sektorët që nuk u ndikua aspak nga pandemia dhe këtë sipas tij e tregojnë serrat që gjenden në “google maps”.
Matilda Micini: Është e njëjta situatë me fermerët si para 7 viteve.
Olti Rrumbullaku: E ke idenë se çfarë po flet për fermerët?
Matilda Micini: Çfarë i keni siguruar ju gjatë kohës së pandemisë një treg të shitjes së produkteve të tyre.
Olti Rrumbullaku: Bujqësia ishte sektori që pati rritje gjatë vitit 2020. I vetmi sektor që pati rritje dhe asnjë efekt na pandemia. Rritje sa i përket eksporteve, rritje sa i përket investimeve, në kanale kulluese, në gjithçka. Shko në një fshat dhe pyet si kanë qenë dhe si janë.
Matilda Micini: Nuk i keni informacionet e sakta.
Olti Rrumbullaku: Ju nuk i keni informacionet e sakta. Hape google maps dhe shiko, hape dhe shiko. Shiko se sa sera ke në pamje në vitin 2020 dhe sa ke pasur më përpara, hape dhe shikoje. Shikoje pak Lushnjën, Beratin dhe Urën Vajgurore.
Ndërkohe Televizioni Ora News në jo pak raste ka trajtuar shqetësimin e fermerëve të cilët detyroheshin të hidhnin prodhimin për shkak të mungesës së tregut.