Gazetarja: Grabitësi i vrarë është identifikuar, i dënuar më parë
Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Dritare me Rudinën”, ka folur lidhur me dinamikën e grabitjes së miliona eurove në aeroportin e Rinasit. Lala tha se një nga grabitësit, i cili mbeti i vrarë, mbante një maskë silikoni për t’u dukur më i moshuar. Ajo shton se ai u vra 300 metra larg aeroportit.
“Personi i vrarë, duket si punonjës sigurie në aeroport. Personi u vra rreth 300 metra larg aeroportit. Grabitësit i kanë detyruar punonjësit të ulen përtokë. Grabitësi i vrarë, jo më shumë se 35 vjeç. Grabitësi kishte vendosur një maskë silikoni për t’u dukur më i moshuar. Janë marrë shenjat e gishtërinjve për identifikimin.
Grabitësit përdorën darë për të hapur portën. Skena e ngjarjes u pa nga pasagjerët në avion. Kur u konstatua se persona të panjohur kishin hyrë, u njoftua ICTS. Autorët nëpërmjet një ure të vogël kanë tentuar të largohen. Paraprakisht dyshohet se janë 10 milionë euro të grabitur. Deri tani nuk ka asnjë të arrestuar. Ai polic që ka vrarë autorin duhet dekoruar. Shteti ka rënë”, u shpreh ajo.
Rudina bën me dije se sipas informacioneve zyrtare, grabitësi është identifikuar, ende nuk bëhet me dije emri, por mësohet se është është i dënuar më parë në një vend fqinj.
KOHA JONË SONDAZH

