Gazetarja jep alarmin: Të hetohen fabrikat e riciklimit, nuk plotësojnë kushtet për mbetjet
Nga Alma Çupi/Fabrikat e riciklimit duhet te jene ne hetim, pasi deri me tani nuk plotesojne kushtet e ruajtjes se mjedisit. Nga perpunimi ne furra, i plastikes dhe metaleve, gazrat qe leshohen ne ajer dhe lengjet e derdhura ne toke jane helme te rrezikshme. Kryeministri u ul me perfaqesues te ketyre fabrikave, qe nuk kane investuar ne perpunimin e gazrave helmues. Une mes tyre vetem njeren kam konstatur se ka investuar per pastrimin e gazrave.
Paradoksi eshte se ligji qe toleron ardhjen e sasive me te medha te mbetjeve, do coje ne trefishimin e punes se ketyre fabrikave dhe rrjedhimisht ne ndotje shume here me te madhe te ambientit. Per ta eshte fitim i padiskutueshem, por pa marre parasysh shendetin e njerezve. Protesta te shtunen ne ora 11.00 duhet te jete protesta e te gjitheve pa dallime dhe mbeshtetje politike sepse behet fjale per te ruajtur mjedisin dhe imazhin turistik te Shqiperise. E ardhmja e Shqiperise nuk eshte riciklimi i mbetjeve. Shqiperia ka resurse te jashtezakonshme, qe nese politikat do behen si duhet secili nga ne mund te jetoje mire dhe qete. Por perderisa miliona euro hidhen per te bere pedonale neper qytete qe gjithnje braktisen, apo ne fshatra si Tamara e Kelmendit, (absurditeti me i madh qe ka cuditur prifterinjte italiane qe ishin te paret qe ndihmuan ate zone) natyrisht kerkohet fitim me i shpejte me kosto ne jetet e njerezve.
Kryeministri i njohur per gafa ne komunikim dhe informim duhet te mos provokoje njerezit deri aty ku nuk mban me.
Protesta e te shtunes do te jete protesta kundert atyre qe nxisin masakra te tilla ne mjedis dhe atyre qe ne heshtje pranojne te jene pjese e krimit. E vertete qe ne kete vend cdo kush nga ne eshte demoralizuar dhe nuk shpreson se zeri mund t’i degjohet. Prej kohesh gojet e njerezve jane mbyllur. Edhe nese arroganca e te pasurve dhe atyre qe kane interesa te drejteperdrejta do te triumfoje, te pakten perpara femijeve kemi bere nje xhest qe na takon ta bejme. Pepara tyre nuk do te leme shijen e te pamundurve dhe te pafuqishmeve. Kaq na takon ta bejme si qytetare te ketij vendi, qe zgjodhem te jetojme ketu. Protesta eshte akti me fisnik per t’i treguar gjithkujt qe Shqiperia nuk eshte prone e nje grushti njerezish.
KOHA JONË SONDAZH

