Gazetarja Ola Xama thirrje protestuesve: Mos u ulni në negociata me Ramën
Gazetarja Ola Xama e pranishme në protestën e qytetarëve tek Kryeministria, u ndal te çështja e pasurive publike dhe roli i qytetarëve në mbrojtjen e tyre. ”Përshëndetje! Jam gazetare. Të raportosh për protestën si gazetare do të thotë të jesh e pavarur. Por përpara se të jem gazetare, jam qytetare e këtij vendi. Kam ardhur këtu për të gjitha ato pasuri publike të Shqipërisë, që janë të shqiptarëve, jo të politikës dhe pushtetit. Nuk është Zvërneci i Kushner dhe Ivanka Trump, por i shqiptarëve. Ai tha në konferencë: dialogojmë, por mos negocioni, se kush të vjedh sot, të vjedh edhe nesër”, u shpreh ajo.
KOHA JONË SONDAZH

