Gazetat franceze: Tifozët shqiptarë me të kulturuarit e Europianit

“Shqiptarë ejani prapë!”, – shkruajnë gazetat franceze për tifozerinë kuq e zi.

Ndoshta të ndikuar me vandalizmat midis rusëve dhe anglezëve, mediat e tyre po theksojnë me forcë natyrën paqësore dhe entuziaste të shqiptarëve.

Lexoni më poshtë ç’shkruan njëra nga gazetat franceze, pas ndeshjes Francë – Shqipëri.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Një shqiptar, një francez, një shqiptar, një francez… Rivalë të një mbrëmjeje, por të bashkuar në një turmë të madhe duke vërshuar drejt Velodromit. I pabesueshëm ambienti që u formua përpara ndeshjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një ndeshje me rrezik të madh?! Rrezik i madh vetëm për kordat vokale. Sepse e vetmja përleshje që bëhej ishte kur përplaseshin sloganet në kor.

Francezët dhe shqiptarët  i dhanë gjithë dinjitetin e munguar EURO­-s, errësuar nga dhuna e rusëve dhe gomarlliqet e anglezëve.

Shqiptari, një dhuratë e bekuar për CRS (kështu quhet policia franceze – shën red.) e cila u kap në flagrancë nga gjallëria e kuqezinjve. Duke qeshur, duke bërë selfie. Një CRS duke dalë në foto me katër tifozë shqiptarë në një rreth trafiku në Prado. Historike!!

U stepëm kur pamë ulur përtokë një grup francezësh. Por ishte thjesht një fillim i OLA­-s që do vijonte më pas nga tifozët me krahë ngritur drejt qiellit duke brohoritur. E njohim shpirtin vëllazëror të francezit. Por, dje zbuluam shqiptarin. Të dashur, jo shtypës, jo shovinistë, jo urrejtës.

Pastaj shqiptari kultivon një cilësi të madhe që e bën paqësor. Gruan! Aty ku anglezi shëtit me faqoren e alkoolit, shqiptari ecën me femër, brune, të pashme. Të bukura si një gol i Payet. Qofsh i bekuar shqiptar! Më i pastër se sheshi përpara kishës. Aty ku anglezi derdh vulgaritetin e tij mbi trotuar, shqiptari pret në rradhë!”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?