Gazment Bardhi: Rama të vijë të japë llogari në Parlament

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka kërkuar prezencën e kryeministrit Edi Rama në Parlament në seancën e kësaj të enjteje, për interpelancën e kërkuar nga PD për çështjen Becchetti.

‘Ju keni thënë që kërkëesa jonë është marrë nga Kuvendi, kryeministri për shkak të agjendës në seancën e shkuar s’do jetë prezent po do jetë në seancën e radhës, pra sot. Ju kishit detyrim se në rend të parë të ditës të ishte interpelanca e PD me kryeministrin. Pas asaj që keni deklaruar punlikisht, se do ta sillnit Ramën për interpelacnë për detyrimin kushtetues dhe për të dhënë llogari në parlament. Rama s’mund to vërë kushte parlamentit se kur paraqitet ose jo.

Kushti që ka vendosur s’varet nga Kuvendi, nëse vëllai i tij është i përfshirë ose jo të Xibraka e të mbyllen hetimet në SPAK, s’është kusht për Kuvendin apo intimidim e presion për mbylljen e dosjes. Thërrisni kryeministrin Rama, personalisht për të dhënë llogari për informacionin që ka dalë në media, posedojmë dokumentacionin për çështjen Becchetti, kur s’ka ekzekutim vullnetar, ose të detyrueshëm. Të japë llogari siç e kërkon kushtetuta”- theksoi Bardhi.

SHKARKO APP