Gazmend Shalsi, drejtues i ri i portit të Durrësit

Këshilli drejtues i Autoritetit Portual Durrës ka pranuar dorëheqjen e drejtorit Selim Belortaja dhe ka prezantuar inxhinier Gazmend Shalsi, si drejtor të ri ekzekutiv të portit më të madh në vend. 

48-vjeçari Shalsi është diplomuar në degën e inxhinerisë mekanike dhe ka punuar si në biznese private ashtu dhe në detyra të ndryshme shtetërore. 

Ndër të tjera ai ka punuar edhe si drejtor e administrator i kompanisë La Petrolifera Italo- Albanese në Vlorë. Autoriteti Portual Durrës njoftoi se Shalsi e vlerësoi si një sfidë drejtimin e Portit të Durrësit, ndërsa ish-drejtori Selim Belortaja vlerësoi përvojën e drejtorit të ri në fushën e menaxhimit dhe njohjet e tij për aktivitetin portual.

SHKARKO APP