Gazment Bardhi i përgjigjet Ramës: Manipulimi i zgjedhjeve në 2017 do dënohet. Opozita çmontoi kapjen e komisioneve nga PS

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se marrëveshja e fundit me PD nuk e nxjerr si humbëse opozitën, por sipas tij, ky pakt tregon se kauzat tre vjeçare të saj për vjedhjen e zgjedhjeve nuk qëndrojnë.

Deklaratave të kryeministrit u është përgjigjur Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi. “Edi Rama bën mirë të rrisë dozën e qetësuesve për të mbajtur nën kontroll nervozizmin pas tërheqjes me bisht ndër shalë nga skema mafioze për kapjen e komisioneve zgjedhore. Frika dhe mllefi sot dhe mbrëmë tregon qartë se nuk i mjaftojnë më as paratë e pista dhe krimi i organizuar për të vjedhur zgjedhjet. Bashkimi i qytetarëve kundër tij e ka tmerruar, duke e kthyer në një komentator qesharak, që flet me veten!”,- deklaron Gazmend Bardhi në një reagim në Facebook.

Sekretari i PD shprehet se hetimi i zgjedhjeve të vitit 2017 është një kusht i Bundestagut dhe autorët e grabitjes do të dalin para drejtësisë. “Sa për vjedhjen e zgjedhjeve e 2017-ës, Edi Rama nuk do ketë më mundësi t’i fshihet kushtit nr.5 të BE për hetimin dhe dënimin e hajdutëve të zgjedhjeve të 2017-ës. Përgjimet e publikuara nga BILD i ka dëgjuar bota mbarë, që nga Niçja i drogës tek Gjushi i Ramës, i shpallur non grata nga SHBA.

 PD dhe Opozita e Bashkuar nuk tërhiqet asnjë hap nga presioni dhe kurthet e Edi Ramës. Mbrëmë i çmontuam kapjen e komisioneve zgjedhore. Bashkë me shqiptarët do të mbrojmë çdo votë dhe do të fitojmë!”,- deklaron sekretari i Përgjithshëm i PD.

SHKARKO APP