Genc Sejko tallet me Opinionin dhe Kryeministrin: Ka dhe budallenj të tjerë Shqipëria

Gjatë mbrëmjes së djeshme me gjasa moderatori i Opinion ka shijuar audiencën maksimale teksa kryeministri i vendit Edi Rama ka bërë show-in e tij të zakonshëm sa herë është i ftuar në një panel.

Nga ana tjetër, edhe të ftuarit e Blendi Fevziut edhe pse ndërrohen sipas rastit dhe temës, në thelb mbeten po të njëjtën duke përsëritur jo vetëm veten por edhe gjithë skenat, debatet dhe bisedat.

Një “Opinion” që vetëm opinione dhe mendime nuk përcjell më, por që argëton pa masë masat, militantët dhe mediat që kërkojnë me shumë insistim të gjejnë një superlajm për ‘prime-time’.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nisur edhe nga ajo çka u pa në emision gjatë mbrëmjes së kaluar, jo më kot edhe një ndër “armiqtë e përjetuar virtualë” të qeverisë, Genc Sejko ka reaguar përmes një statusi të thjeshtë dhe me shumë kuptim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Statusi i Sejkos

Të mërkurën Kujtim Gjuzin. Të enjten Edi Ramën. I dashur Opinion edhe qytetet e tjera kanë budallenj. Mos fto vetëm ata të Tiranës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?