Gent Progni flet pas deklaratës në Polici: Kisha përgatitur mbi 100 flakadanë

Një nga zërat aktivë të protestë, Gent Progni është paraqitur këtë të hënë në Policinë e Tiranës, menjëherë pas marshimit të ditës së djeshme, ku protestuesit marshuan në këmbë për kilometra të tërë duke u zhvendosur nga qendra e qytetit drejt rrugës që të çon në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit. Progni sqaroi para mediave zbardhjen e dëshmisë së tij, duke hedhur poshtë zërat se qëllimi i marshimit ishte bllokimi i aeroportit.

”Dhashë deklarimet e mia për protestën dhe marshimin e djeshëm. Tregova që synimi ishte mbikalimi i Kasharit dhe jo aeroporti.

Kisha përgatitur mbi 100 flakadanë për të treguar që ne nuk dalim thjesht një shëtitje nëpër Tiranë, por jemi të vendosur të bëjmë edhe kilometra rrugë që t’i tregojmë Edi Ramës që nuk po tallemi dhe e kemi seriozisht.

Swiss Digital Desktop Reklama

Motoja që ka protesta është ‘Rama në burg, Berisha në burg’. Mos u përçani, bashkë jemi më të fortë! Sot mos harroni marshimin drejt kryeministrisë në orën 18:00”, përfundoi Progni.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?