Gent Progni ironizon Ramën: Mos ki frikë nga veza, tregon sa i pisët je

Protesta e 53-të kundër kryeministrit Edi Rama u shoqërua me thirrje për dorëheqjen e kreut të qeverisë. Të mbledhur para Kryeministrisë, protestuesit brohoritën: “Edi Rama jep dorëheqjen, nuk të duam më”, duke kërkuar largimin e tij nga detyra. Gjatë tubimit, eksperti i IT-së, Gent Progni, mbajti një fjalim ku u ndal te situata politike dhe protesta e paralajmëruar përpara Parlamentit. Ai theksoi se protestuesit do të përdorin vetëm vezë si formë simbolike proteste dhe jo mjete të tjera.

”Dua të jap një mesazh përbashkues. Në kohën e Enverit, i bëri spiunë brenda familjes. Në kohën e demokracisë, i përlyu të gjithë. Duhet të jemi të gjithë atje”,-u shpreh Progni. Duke iu drejtuar ministrit Blendi Gonxhja, ai deklaroi: ”Kam një mesazh për Gonxhen. Këto janë vezë, nuk të vrasin. Boll komentove në rrjetet sociale, si të ishe patronazhist”.

Progni pati edhe një apel për Policinë e Shtetit, duke kërkuar shmangien e përplasjeve gjatë protestës. “Policia të mos na provokojë, pasi ne do të gjuajmë vetëm me vezë”,-tha ai. Në fund të fjalës së tij, ai iu drejtua edhe kryeministrit Edi Rama me një mesazh simbolik: “Mos ke frikë nga veza, pasi vetëm veza mjafton të të tregojë sa i pisët je’‘. Ai u bëri thirrje protestuesve të jenë të pranishëm në orën 08:30 për protestën e radhës, duke deklaruar: “Ne nuk do t’iu lejojmë të votoni ligjet”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?