Gent Progni shpërthen ndaj administratës: Të detyruarit në anti-miting do t’i mbështes me GoFundMe
Gent Progni ekspert IT, i është bashkuar protestës kundër projektit në Zvërnec, ka një thirrje për administratën që të mos marrin pjesë në atë që e quan si anti-mitingun që kryeministri Edi Rama organizon sot.
“Të gjithë ju të administratës që jeni të detyruar të ikni në antimiting do të ju hap unë një GoFaundMe dhe leni punën dhe jua paguaj unë rrogën mujore. Ikni atje shënoni emrin dhe hajdeni te protesta. Sot edhe më shumë”, ka thënë Progni.
Ndërkohë këtë të premte mbahet protesta e 13 kundër qeverisë. Një tubim madhështor dhe një protestë historike me mesazhin kryesor, dorëheqjen e Ramës.
KOHA JONË SONDAZH

