Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 13:33 Infantino në telashe në SHBA, Kongresi mund ta thërrasë në janar për lidhjet me Trump Gianni Infantino përballet me një tjetër çështje të ndërlikuar, këtë herë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas gazetës britanike “The Telegraph”, presidenti i…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Gent Sejko: Aktiviteti ekonomik pritet të stabilizohet për dy vjet

Aktualitet E mërkurë, 24 Mars 2021 20:28
Gent Sejko: Aktiviteti ekonomik pritet të stabilizohet për dy vjet
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në një deklaratë për mediat, duke folur për gjendjen ekonomike të vendit, deklaroi se aktiviteti ekonomik pritet që të stabilizohet për dy vjet.

Sejko theksoi se parashikimet e Bankës së Shqipërisë janë se për dy vjet do kemi përmirësim të situatës, duke shtuar se situata varet edhe nga pandemia.

“Aktiviteti ekonomik pritet që të stabilizohet për dy vjet. Inflacioni ishte më i ulët nga se pritej. Ecuria u ndikua nga çmimet e ushqimeve. Aktiviteti ekonomik po shkon drejt përmirësimit. Politika fiskale do të mbetet simuluese. Rritja e kreditimit po stabilizon ekonominë. të ardhurat buxhetore kanë pësuar rënie të lehtë.

Kursi i këmbimit shfaqet i qëndrueshëm. Nuk ka ndryshuar norma bazë për lekun. Turizmi është test sesi do të vijë rritja ekonomike. Pasiguritë janë të larta. Parashikimet ekonomike varen edhe nga pandemia. Politika jonë, për të promovuar monedhën kombëtare. Shtrëngimi i masave ndaj Covid ndikoi në punësim”, u shpreh Sejko.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Fjala e Guvernatorit Sejko në konferencën për shtyp për vendimmarrjen e politikës monetare, 24 mars 2021:

 Të nderuar përfaqësues të medias,

Sot, në datën 24 mars 2021, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në shqyrtim dhe miratoi Raportin e Ndërmjetëm të Politikës Monetare.

Në balancë, informacioni i ri i marrë në analizë tregon se aktiviteti ekonomik ka shënuar një përmirësim gradual gjatë muajve të fundit. Rënia e inflacionit gjatë dy muajve të parë të këtij viti, duket se pasqyron efektin e përkohshëm të luhatjeve të ofertës. Megjithatë, Këshilli Mbikëqyrës vëren se inflacioni vijon të mbetet poshtë objektivit, ndërsa aktiviteti ekonomik dhe punësimi vijojnë të mbeten nën nivelet e regjistruara përpara pandemisë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Përditësimi i parashikimeve tona sugjeron se aktiviteti ekonomik do të vijë gradualisht drejt normalizimit gjatë dy viteve në vazhdim. Ky normalizim do të shoqërohet me rritje të punësimit, të pagave dhe të marxheve të fitimit të biznesit, çka do të krijojë premisa për kthimin e inflacionit në objektivin tonë prej 3% brenda vitit 2022.

Mund t'ju interesojë

Turizmi në Santorini synon gjatë gjithë vitit: gastronomi, verë dhe kulturë përtej perëndimeve të diellit

Turizmi në Santorini synon gjatë gjithë vitit: gastronomi, verë dhe kulturë përtej perë...

Para 16 minutash
Apeli i GJKKO ndryshon vendimin për ish-shefin e operacionales. Oltion Bistri dënohet me disa vite burg

Apeli i GJKKO ndryshon vendimin për ish-shefin e operacionales. Oltion Bistri dënohet m...

Para 23 minutash
Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do...

Para 46 minutash

Në këto rrethana, Këshilli Mbikëqyrës vlerësoi se qëndrimi aktual stimulues i politikës monetare mbetet i përshtatshëm. Banka e Shqipërisë do të synojë të ruajë kushte të favorshme financiare gjatë gjithë horizontit afatmesëm, për të garantuar rimëkëmbjen e ekonomisë dhe kthimin e inflacionit në objektiv.

[Në vijim do t’ju njoh më në detaje me arsyet e vendimmarrjes dhe konkluzionet e diskutimeve të Këshillit.]

***

Inflacioni regjistroi vlera më të ulëta se pritjet tona gjatë dy muajve të parë të vitit. Norma vjetore e inflacionit ra në nivelin 0.4% në muajin janar, dhe u rrit në 1.1% në muajin shkurt. Kjo ecuri u diktua nga luhatjet e çmimeve të ushqimeve, të cilat, ashtu si dhe gjatë vitit të shkuar, mbeten subjekt i luhatjeve të papritura të ofertës, në kontekstin e pandemisë.

Nga ana tjetër, faktorët me ndikim afatmesëm në inflacion, kërkesa agregate dhe ecuria e punësimit dhe e pagave, kanë qenë në linjë me pritjet tona. Ndonëse ende të pamjaftueshme për kthimin e inflacionit në objektiv, presionet e brendshme mbi pagat dhe çmimet shfaqen të qëndrueshme dhe vazhdojnë të kontribuojnë në mënyrë të qenësishme në formimin e inflacionit, sikurse ilustrohet dhe nga ecuria e inflacionit bazë. Për rrjedhojë, efekti i goditjeve të ofertës pritet të jetë kalimtar dhe të mos cenojnë kthimin e inflacionit në objektiv brenda vitit 2022.

Informacioni i ri mbi aktivitetin ekonomik është përgjithësisht në linjë me pritjet tona. Të dhënat direkte mbi ecurinë e prodhimit të brendshëm bruto dhe kërkesën agregate mungojnë, por treguesit e tërthortë sugjerojnë vijimin e rimëkëmbjes gjatë dy tremujorëve të fundit. Rritja e vëllimit të shitjeve, rritja e konsumit të energjisë elektrike, ecuria më e mirë e të ardhurave fiskale, si dhe zgjerimi i eksportit dhe importeve, sinjalizojnë një ecuri më të mirë të ekonomisë.

Nga ana tjetër, tregu i punës shfaqi rënie të punësimit në tremujorin e katërt të vitit 2020, dhe rritje të shkallës së papunësisë në nivelin 11.8%. Shuarja e ndikimit pozitiv të sezonit veror në degët e shërbimeve, dhe shtrëngimi i masave për parandalimin e pandemisë kanë ndikuar negativisht dinamikën e punësimit në fund të vitit të shkuar.

Ecuria e aktiviteti ekonomik në vend është mbështetur nga politika monetare akomoduese dhe nga stimuli fiskal.

Politika fiskale ka vijuar të ruajë tipare stimuluese, kryesisht në sajë të rritjes së shpenzimeve kapitale. Të ardhurat buxhetore kanë shënuar një rënie të lehtë, ndërkohë që shpenzimet publike janë rritur. Në përputhje me buxhetin e miratuar, politika fiskale do të mbetet stimuluese edhe gjatë vitit 2021, duke nxitur rritjen e kërkesës agregate dhe zgjerimin e aktivitetit ekonomik.

Politika monetare stimuluese ka mundësuar krijimin e kushteve të favorshme të financimit. Tregjet e financiare operojnë të qeta dhe karakterizohen nga likuiditet i bollshëm dhe nga prime të kontrolluara rreziku. Gjendja e mirë e tyre ka mundësuar përcjelljen efektive të stimulit monetar, i cili ka mbajtur në nivele të ulëta normat e interesit të kredisë për sektorin privat. Po ashtu, kursi i këmbimit është shfaqur i qëndrueshëm, në pasqyrim të balancës së kërkesës dhe ofertës për valutë.

Kushtet monetare stimuluese kanë mbështetur rritjen e kredisë bankare, e cila ka vijuar të jetë një burim i qëndrueshëm financimi për familjet dhe kompanitë shqiptare. Vëllimi i kredisë bankare për sektorin privat regjistroi një rritje vjetore prej 7.1% në muajin shkurt. Zgjerimi i kredisë ka qenë relativisht i balancuar, në drejtim të strukturës së monedhave, në drejtim të përfituesve biznese apo individë, si dhe në drejtim të destinacionit për financimin e investimeve apo mbulimin e kapitalit qarkullues. Po ashtu, sinjale inkurajuese në drejtim të rritjes së efektivitetit të politikës monetare vijnë nga zgjerimi progresiv i peshës së kredisë në lekë ndaj totalit. Ky tregues shënoi vlerën 50% në fillim të vitit 2021.

Ecuria në rritje e kreditimit po jep një ndikim të qenësishëm në nxitjen e kërkesës agregate dhe rikuperimin e ekonomisë. Ajo pasqyron efektin e masave stimuluese monetare, financiare e fiskale, për nxitjen e kreditimit, gjendjen e mirë financiare të sektorit bankar, si dhe qëndrimin proaktiv të adoptuar nga bankat në situatën që po kalojmë.

Duke e parë nga e ardhmja, Këshilli Mbikëqyrës pret që aktiviteti ekonomik t’i rikthehet normave pozitive të rritjes në vitin 2021 dhe në vijim. Rritja ekonomike pritet të mbështetet nga një stimul i konsiderueshëm monetar dhe fiskal, nga reduktimi i pasigurisë, si dhe nga rimëkëmbja e aktivitetit ekonomik botëror. Këta faktorë pritet të nxitin rritjen e konsumit, të eksporteve dhe të investimeve, si dhe të rritin gradualisht të ardhurat në të gjithë sektorët e ekonomisë. Rritja e kërkesës do të ndihmojë rritjen e punësimit, duke u përkthyer më tej në rritje të pagave dhe në një kthim gradual të inflacionit drejt objektivit brenda vitit 2022.

Në çdo rast, këto projeksione mbështeten në supozimin e reduktimit progresiv të pandemisë gjatë vitit 2021, dhe janë të kushtëzuara dukshëm prej saj. Ecuria e pandemisë dhe ndikimi i saj në ekonomi kanë qenë dhe vijojnë të mbeten burim pasigurie në parashikimet ekonomike.

Këshilli Mbikëqyrës gjykon se balanca e rreziqeve vijon të mbetet në kahun e poshtëm. Në veçanti, rreziqe të kahut të poshtëm burojnë nga: një zgjatje në kohë e pandemisë dhe e kufizimeve që ajo sjell në aktivitetin ekonomik;

një rimëkëmbje më e ngadaltë e konsumit dhe investimeve, si pasojë e një sjelljeje më të kujdesshme të familjeve dhe të biznesit shqiptar;

një transmetim më i ngadaltë i stimulit monetar, si pasojë e një sjelljeje më të kujdesshme të bankave në kredidhënie.

***

Në konsistencë me këto parashikime, Këshilli Mbikëqyrës vlerësoi se qëndrimi aktual i politikës monetare është i përshtatshëm.

Rrjedhimisht, ai vendosi:

të lerë të pandryshuar normën bazë të interesit, në nivelin 0.5%;

të lerë të pandryshuara normat e interesit të depozitave dhe kredive njëditore, respektivisht në 0.1% dhe 0.9%.

Gjithashtu, Këshilli Mbikëqyrës gjykon se politika monetare do të vijojë të mbetet akomoduese gjatë gjithë horizontit kohor afatmesëm, në funksionin të rikuperimit të qëndrueshëm të aktivitetit ekonomik dhe të kthimit të inflacionit në objektiv.

Së fundi, Këshilli Mbikëqyrës vëren se materializimi i rreziqeve të kahut të poshtëm do të kërkonte lehtësimin e mëtejshëm të qëndrimit të politikës monetare.

Etiketat e lidhura

Gent Sejko
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Infantino në telashe në SHBA, Kongresi mund ta thërrasë në janar për lidhjet me Trump
Para 16 minutash

Infantino në telashe në SHBA, Kongresi mund ta thërrasë në janar për lidhjet me Trump

Turizmi në Santorini synon gjatë gjithë vitit: gastronomi, verë dhe kulturë përtej perëndimeve të diellit
Para 16 minutash

Turizmi në Santorini synon gjatë gjithë vitit: gastronomi, verë dhe kulturë përtej perëndimeve të diellit

Apeli i GJKKO ndryshon vendimin për ish-shefin e operacionales. Oltion Bistri dënohet me disa vite burg
Para 23 minutash

Apeli i GJKKO ndryshon vendimin për ish-shefin e operacionales. Oltion Bistri dënohet me disa vite burg

Shqipëria gati për Finlandën, Maran zhvillon stërvitjen e fundit në “Air Albania”
Para 39 minutash

Shqipëria gati për Finlandën, Maran zhvillon stërvitjen e fundit në “Air Albania”

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 15 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 16 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 7 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 17 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.