Genti Gazheli merr detyrën si zv/ministër i Mjedisit
Genti Gazheli mori këtë të hënë detyrën si zëvendësministër i Mjedisit. Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj e prezantoi Gazhelin me stafin e ministrisë. Jaupaj u shpreh se Gazheli me eksperiencën e tij të gjatë në administratën publike do të jetë një vlerë e shtuar në punën e përditshme, si për reformat në fushën e mjedisit ashtu edhe për avancimin e punës drejt integrimit europian. Genti Gazheli u lirua nga detyra e drejtorit të përgjithshëm të Doganave më 28 shkurt si dhe u emërua zëvendësministër i Mjedisit.
KOHA JONË SONDAZH


