Gëzuar “Ditën e shtypit” me një problem madhor!

Nga ROLAND QAFOKU

Të shkruaje një editorial në gazetën “Koha Jonë” rreth 3 dekada më parë ishte ngjarje në karrierën e secilit. Botimi i editorialit ishte vetëm meritë dhe një vlerësim profesional gjithashtu që sot as që kuptohet. Që të arrije atë duhet të kishe kaluar më parë të gjitha sfidat dhe etapat nga një gazetar i thjeshtë që i merrte shkallët një e nga një dhe nuk shtypte butonin e ashensorit. Vetëm këto sprova sillnin realizimin e një profili të besueshëm dhe profesional. Sot, kjo jo vetëm nuk zbatohet, por në Shqipëri është kultivuar jo rrallë një fenomen që ka përmbysur të gjitha teoritë e gazetarisë: Atë të vetëshpalljes si gazetar. Pa bërë qoftë një shkrim të vetëm, pa shkruar një lajm të vetëm, një raport të vetëm, një kronikë televizive të vetme, një investigim të vetëm, apo pa realizuar qoftë edhe një intervistë të vetme, befas dikush vetëmerr statusin e gazetarit, analistit dhe komentatorit mediatik. Për të mos vijuar nëse ka drejtuar ndonjë redaksi, gazetë apo televizion. E rëndësishme është nëse “kap” drejtimin e një emisioni televiziv dhe kjo mjafton të jesh gazetar. Dhe për më tepër gazetar të lirë. Dikur shtypi dhe media në përgjithësi kishin jo pak probleme. Por, ama një gjë ishte e sigurtë: kishte hierarki vlerash dhe çdokush e dinte vendin e vetë. Sot na mjafton të themi: Gëzuar 3 majin, ditën e lirisë së shtypit!

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?