Gëzuar Pashket, besimtarë katolikë !

 

Besimtarët katolikë festojnë sot Pashkët, ringjalljen e Krishtit. Dhjetëra besimtarë i janë drejtuar mbremë në mesnatë Katedrales së “Shën Palit” .

Paraditen e djeshme Imzot Rrok Mirdita i është drejtuar me një mesazh urimi gjithë besimtarëve në prag të kremtimit të Pashkëve katolike. Sipas tij, ringjallja e Krishtit është mesazhi i besimit dhe shpresës për gjithë njerëzimin.

“Ati i dashur qiellor që na ka krijuar të jemi të lumtur nuk na ka braktisur në mjerimin top në por kur na duket se gjithcka ka marrë fund dhe asnjë pushtet nuk mund të ushtrojë autoritet mbi ne në këtë natë të mrekullueshme të pashkëve ai e thërret Krishtin nga vdekja në jetë dhe bashkë me Krishtin thërret cdo njeri në ringjallje.”

Edhe redaksia e Gazetes “KOHA JONE” uron besimtarët katolikë: Për shumë vjet Pashket!

SHKARKO APP