Gëzuar shqiptarë Vitin e Ri 2020! Me shpresë te Zoti dhe vendosmëri te vetja, TË NDRYSHOJMË qeverisjen!

Viti që lamë pas, 2019, ishte vit i vështirë për shqiptarët. I jashtëzakonshëm në liritë demokratike të cunguara, në mosrritje mirëqënieje për shtresat popullore, pasi oligarkët kështu e duan edhe vitin 2020!

Ishte vit që nuk duhet mbajtur mend për mirë, pasi një qeverisje totalisht si e kohës komuniste të jetës shqiptare. Themi “komuniste” natyrisht në raport me kohën ku jetojmë, sepse ajo diktaturë në atë formë nuk vjen më, por viti 2019 ishte administrim total i pushteteve në dorën e një njeriu politik, siç është Edi Rama.

Ndaj kur themi viti 2019, na del para syve mbipushteti dhe dhuna ndaj lirive themelore të njeriut, siç janë ndër të tjera, e drejta për të protestuar, e drejta për të folur e shkruar kundër së keqes së pushtetit etj.

Ndaj, pa e zgjatur shqiptarë: Viti 2020 shpresojmë të jetë viti ndryshe nga ai që iku e që na përplasi e përçau edhe si shoqëri, natyrisht prej politikës.

Por qeverisja nuk ndryshon nëse vazhdojmë të heshtim apo të presim liderët tanë politikë të zgjohen nga përgjumja e fundvitit të kaluar.

Duhet shkundur qeverisja dhe ndryshuar, por nga vetë shqiptarët, të cilët po heshtën prapë një vit, 2019 do kenë edhe në 2020-tën.

Gëzuar, por lëreni gotën pas datës 3 janar!

Njerëzit duan punë, mirëqenie, rend publik, liritë që u përkasin në një shtet normal demokratik. Duan të ardhme e jo siç po na ikën rinia jashtë vendit, prej politikës së keqe.

Të ngrihemi si popull e të shkundemi nga pija e natës së fundvitit, që realisht vetëm me pije harrohej një fundviti, i një VITI si 2019-ta!

Por jo më me heshtje këtë vit!

SHKARKO APP