”Giro d’Italia 2025”/ Drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda falenderon efektivët për punën në terren

Falë masave të përbashkëta të ndërmarra, bashkëpunimit e koordinimit mes strukturave të Policisë së Shtetit, Policisë Bashkiake dhe organizatorëve, përfundoi me sukses faza e parë e aktivitetit “Giro d’Italia 2025”, që nisi sot nga Durrësi dhe përfundoi në Tiranë.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda ka falënderuar punonjësit e Policisë, drejtuesit e tyre dhe në veçanti kursantët dhe studentët e Akademisë së Sigurisë, të cilët përmbushën me sukses detyrën.

“Falënderoj të gjithë drejtuesit dhe punonjësit e angazhuar në mbarëvajtjen e etapës së parë. Ta shikoje garën ishte spektakolare dhe padyshim pjesë e spektaklit ishte edhe puna dhe përkushtimi i gjithsecilit prej jush. Falënderoni nga ana ime çdo punonjës të angazhuar, e në veçanti kursantët dhe studentët e Kolegjit dhe të Fakultetit për Sigurinë dhe Hetimin në Akademinë e Sigurisë, që u përballën për herë të parë me detyra të tilla. Besoj te profesionalizmi dhe përkushtimi i secilit prej jush edhe në dy fazat e tjera të “Giro d’Italia 2025”, që ky aktivitet ndërkombëtar të përmbyllet me sukses”,-shprehet Proda.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?